Sulmuesi Bujar Hajdari krah për krah me Balajn te Vllaznia e Shkodrës

Vllaznia po vijon fazën përgatitore në Bosnje Hercegovinë për ndeshjet e Ligës së Konferencës, ndërsa drejtuesit e saj po punojnë në afrimin e lojtarëve të rinj, me të cilët shpresojnë të kenë një pranverë më të gjatë europiane. Ekipi Shkodran ka vuajtur largimin e shumë futbollistëve në këtë merkato, ashtu që drejtuesit e tyre janë hedhur në sulm për të zëvëndësuar vendet e lëna bosh.

Siç mëson ekskuzivisht “infOSport.mk”, Vllaznia ka arritur arkordin me shkupjanin, Bujar Hajdarin, me të cilin brenda këtyre ditëve pritet të nënshkruajë një kontratë afatgjate, deri në 4 vite.

Bëhet fjalë për një sulmues koruplent, i cili si 20 vjeçar, sezonin e fundit me fanellën e Skopjes në Ligën e Parë luajti në 27 ndeshje, duke realizuar 6 gola dhe duke asistuar në një tjetër për shokët e tij të skuadrës.

Pikërisht këto statistika, por edhe fiziku i tij (i gjatë 192 cm) kanë bindur drejtuesit e Vllaznisë teksa në vazhdim pritet edhe zyrtarizimi i tij.

Drejtuesit e skuadrës shkodrane Hajdarin e konsiderojnë një element të perspektivës dhe një zëvendësues ideal për Balajn në të ardhmen.

“infOSport.mk” mëson gjithashtu se Hajdari i është bashkuar Vllaznisë në Medjugorje të Bosnje e Hercegovinës, aty ku skuadra shkodrane po përgatitet për ndeshjen e raundit të parë eliminatorë të Ligës së Konferencës.

Kujtojmë, Vllaznia  në raundin e parë do të përballet me ekipin irlandez të Linfield. Ndeshjen e parë shkodranët do ta zhvillojnë në transfertë me datë 13 korrik, ndërsa atë kthyese në terren vendas një javë më vonë. (infOSport.mk)

Leave a Reply