Luajti më parë me Sileksin dhe Ak.Pandev, boshnjaku i jep fund qëndrimit të tij në Kosovë

Mbrojtësi boshnjak Faruk Bihorac i ka dhënë fund qëndrimit të tij në futbollin kosovar, aty ku për gati një vit mbronte ngjyrat e skuadrës së Malishevës. Lajmin për ndarjen me klubin kosovar, portalit “infOSport.mk” i’a konfirmoi vetë Bihorac, i cili në të kaluarën ka luajtur edhe në Maqedoni, duke veshur fanellën e Akademia Pandev dhe Sileksit.

Pikërisht nga skuadra nga Kratova, Bohorac gushtin e vitit të kalluar u transferua te Malisheva në Superligën e Kosovës, aty ku zhvilloi 17 ndeshje, duke realizuar edhe një gol.

Pozita e qendërmbrojtësit, është pozita e tij natyrale, edhe pse i njëjti mund të luaj edhe si mesfushor difenziv.

Bihorac është me origjinë nga Novi Pazari, aty ku edhe kishte filluar karrierën e tij profesionale, për të provuar më pas veten edhe në klube, si: Hajduk 1912, Josanica, Zeleznicar Lajkovac, Velezh Mostar, Kabel Novi Sad, nga e cila skuadër gushtin e vitit 2021 kishte arritur në Maqedoni, duke i thënë “PO”, skuadrës së Akademia Pandev, që më pas verën e vitit 2022 ti bashkohet skuadrës së Sileksit, ku pati një aventurë relativisht shumë të shkurtër, duke zhvilluar vetëm 4 ndeshje.

Bihorac në Ligën e Parë të Maqedonisë, numëron 27 ndeshje dhe 3 gola, që të gjithë me skuadrën e Akademia Pandev. (infOSport.mk)

Leave a Reply