Struga Trim Lum vitin 2023 për herë të parë në histori arriti të shpallet kampione e Maqedonisë. Ishte ky një sukses i jashtëzakonshëm për skuadrën strugane, që ishte themeluar vetëm 8 vite më parë (2015), ndërsa kjo bëri shumë jehonë si në vendin tonë, ashtu edhe më gjërë.
Menjëherë pas titullit kampion, në adresë të skuadrës së Struga Trim Lum arritën shumë urime, ndërsa së fundmi telegrame urimi në adresë të skuadrës buzë liqenit, kanë dërguar edhe Shtëpia më e madhe Botërore e futbollit, FIFA, pastaj një ndër skuadrat gjigande europiane dhe botërore, Milani, si dhe Shoqata e Klubeve Europiane, që udhëhiqet nga Nasser Al-Khalifi, njëherit edhe njeriu i parë i Paris Sen Zhermenit.
FAQJA E STRUGA TRIM LUM
FIFA, ECA dhe gjigandi Italian, Milani, na urojnë titullin kampion
Vërtetë e bukur kjo, për më tepër që këto urime vijnë në prag të ndeshjes së parë eliminatore të Struga Trim Lum në kuadër të Ligës së Kampionëve përballë, ekipit lituanez të Zhalgiris.
Kujtojmë, në rast eliminimi të kësaj skuadre, Struga Trim Lum në raundin e dytë do të na sillte në Shkup një skuadër gjigande, si Galatasaraji.
Një gjë e tillë ndoshta mund të bëhet edhe realitet, pasi urimi i parë në adresë të Struga Trim Lum ka ardhur nga një skuadër gjigande si Milani.
Ku i dihet ndoshta urimi i këtij gjigandi do bëjë që Struga Trim Lum të përballet që në start me gjigandë, ashtu siç pretendon të bëhet edhe vetë ekipi strugan.