Mesfushori 29-vjeçar Nikollçe Sharkoski do të jetë goditja e rradhës e skuadrës së Voska Sport, që dalë nga dalë po formon boshtin e skuadrës për në Ligën e Parë. Burime të besueshme pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se mesfushori me tipare sulmuese, ka pranuar ofertën e drejtuesve të skuadrës shqiptare nga Ohri, që në këtë mënyrë mbyllin me sukses edhe një tjetër blerje.
Sharkoski, i cili së fundmi ishte pjesë e Rabotniçkit, me Voska Sport pritet të nënshkruajë kontratë për dy vite. Ai është një futbollistë i dalë nga shkolla e futbollit të Pobedës nga Prilepi, ndërsa gjatë karrierës së tij, gjithashtu ka veshur edhe fanellën e Akademia Pandev.
Nikollçe Sharkoski në Ligën e Parë numëron plotë 181 ndeshje, ku ka realizuar edhe 24 gola dhe 21 asistime. (infOSport.mk)