E bujshme, Voska Sport arrin akord me futbollistin e dalë nga shkolla e Milanit!

Voska Sport vazhon të punoj fuqishëm në merkato, teksa së fundmi kjo skuadër sipas informacioneve që ka arritur “infOSport.mk”, në Ohër do të sjellë futbollistin 27-vjeçar, Zan Benediçiç, ndryshe prodhim i shkollës së Milanit të famshëm.

Benediçiç luan si mesfushor i fundit, ndërsa te Voska Sport vjen nga kampionati slloven, aty ku kishte luajtur për më shumë se 5 vite. Ai së fundmi kishte qenë pjesë e FC Koper,  ndërsa gjithashtu kishte luajtur edhe me skuadrën e NK Celje.

Ndryshe ende pa mbushur të 19-tat, Milani e kishte huazuar te skuadra e Lids Junajted, për tu rikthyer sërish te Milani, pjesë e së cilës skuadër ishte deri në vitin 2015-të.

Pasuan ekipet si Komo dhe Askoli, për të luajtur sërish në Angli, këtë herë me skuadrën e Leyton Orient, teksa në Slloveni kishte arritur shkurtin e vitit 2018-të.

Sezonin e fundit me ekipin e Koper luajti në 29 ndeshje, duke realizuar 4 gola në elitën e futbollit slloven, aty ku numëron gjithsej  110 ndeshje.

Benediçiç, si një talent i rrallë në pozitën e tij, kishte qenë pjesë e ekipeve zinxhir të kombëtares sllovene, U16, deri te ajo U21, për të cilën kishte regjistruar 12 ndeshje dhe 1 gol.

Kujtojmë, Voska Sport deri më tani ka arritur të prezantojë dy futbollistët malazez, Nikolla Stijepoviç dhe Aleksa Marushiç, bashkë edhe me trajnerin Miljan Radoviç, mbrojtësin Fatih Ismaili si dhe mesfushorin, Nikollçe Sharkoski.

Ndërkohë informacione të besueshme pranë “infOSport.mk”, bëjnë me dije se skuadra shqiptare nga Ohri, gjithashtu ka bërë për vete edhe gardianin shkupjan, Burhan Mustafa, ndërsa gjithashtu është në bisedime edhe me disa lojtarë me mjaft eksperiencë që pritet të përforcojnë ekipin në sezonin debutues në Ligën e Parë. (infOSport.mk)

Leave a Reply