Bujar Pllana është një futbollistë i ri i Slaven Belupo. 21-vjeçari, i cili së fundmi ishte pjesë e Prishtinës, me skuadrën nga elita e futbollit kroat ka nënshkruar kontratë tre vjeçare.
“Jam shumë i lumtur që jam transferuar te Slaven Belupi. Miqtë e mir, Hoxha dhe Manaj më kanë thënë vetëm gjëra positive për klubin dhe qytetin, ashtu që vendimi im nuk ishte i vështirë. Për mua ardhja te Slaven Belupo dhe në ligën kroate është një hap i madh në karrierën time dhe me padurim pres ndeshjet. Sa i përket lojës, dua të jem agresiv dhe dua të kem duele në lojë, mirëpo më e rëndësishme është që me paraqitjet e mia të ndihmojë ekipin për të arritur rezultatet e dëshiruara” – u shpreh Bujar Pllana pas nënshkrimit të kontratës.
Edicionin e fundit me Prishtinën në Superligën e Kosovës, Pllana u paraqit në 25 ndeshje, duke regjistruar edhe 4 gola dhe 1 asistim. Ndryshe gjatë karrierës së tij profesionale, i njëjti numëron 83 ndeshje gjithsej, duke luajtur edhe për skuadrat si Trepça ’89 dhe Feronikeli, nga e cila skuadër janarin e vitit 2022 ishte transferuar te Prishtina.
Pllana është gjithashtu edhe pjesë e përfaqësueses U21 të Kosovës. (infOSport.mk)