ZYRTARE, edhe Kulibali vazhdon karrierën në Arabinë Saudite

Tashmë është zyrtare, Kalidu Kulibali karrierën e tij do ta vazhdojë në Arabinë  Saudite, duke u bashkuar me skuadrën e Al Hilal.

Mbrojtësi i Çelzit është prezantuar ditën e sotme te skuadra e re, teksa klubi nga Arabia Saudite do të derdhë plot 23 milionë euro në arkat e skuadrës londineze nga “Stemford Brixh”.

Kulibali ka firmosur kontratë 3 vjeçare me skuadrën e Al Hilal dhe do të luajë së bashku me Ruben Neves, i cili pak ditë më parë nga skuadra e Vulverhempton u transferua te Al Hilal.

Vlen të theksohet fakti se me fanellën e Çelsit, 32-vjeçari u aktivizua në 23 ndeshje, duke realizuar edhe 2 gola.

 

Leave a Reply