Euro 2021, Kastriot Imeri shënon sërish, por Zvicra mundet nga Italia, zhgënjen sërish Gjermania

Janë mbyllur tre sfidat e deritanishme në kuadër të Europianit U21, njofton “infOSport.mk”.

Gjermania U21 ka zhgënjyer sërish teksa është mposhtur nga Republika Çeke U21, derisa Zvicra u mposht 3:2 nga Italia. Për “helvetët” në këtë ndeshje sërish shënoi shqiptari Kastriot Imeri.

Pjesa e parë në tërësi foli për “axurrët”, që e mbyllën me rezultatin e frikshëm 3:0, falë golave të shënuar nga Pirola (6’), Gnonto (11’) dhe Parisi (45+4’), ndërsa në pjesën e dytë Zvicra tentoi të rikthehet falë golave të shënuar nga Imeri (47’) dhe Amduni (52’), mirëpo pa sukses.

Vetëm një minutë pas golit të Amdunit, sulmuesi i Bazelit u ndal në mënyrë të palejuar në zonën kundërshtare, mirëpo mungesa e VAR bëri që Zvicra të mos përfitojë penalti, pavarësisht protestave të shumta.

Përveç Imerit, startues te Zvicra në këtë ndeshje ishte edhe kumanovari, Ardon Jashari si dhe portieri Amir Shaipi, derisa Bledian Krasniqi mbeti në bankinë.

Në ndeshjen e grupit “C”, aty ku bënë pjesë edhe Gjermania, Anglia sërish regjistroi fitore, këtë herë duke mundur Izraelin me shifrat 2:0.

Me këtë fitore, “Tre Luanët” kryesojnë renditjen me 6 pikë maksimale para Republikës çeke që ka 3 pikë. (infOSport.mk)

Leave a Reply