Talenti shkupjan i Rabotniçkit, Feta Fetai transferohet në Kroaci!

Rabotniçki vazhdon të prodhojë futbollistë për tregun jashtë kufijve të Maqedonisë. Futbollisti i rradhës që nga kjo skuadër transferohet në Kroaci, është talenti shqiptarë, Feta Fetai, raporton “infOSport.mk”.

Vetëm 18-vjeç, mirëpo me përvojë edhe nga Liga e Parë e Maqedonisë, Fetait i kishin vënë syrin skautët e Lokomotivës së Zagrebit, të cilët kishin arritur marrëveshje me drejtuesit e Rabotniçkit për blerjen e kartonit të tij.

Fetai ditëve në vijim pritet të udhëtojë drejt Kroacisë, ku fillimisht do ti kalojë testet mjekësore, që më pas të prezantohet me fanellën e skuadrës kroate, që njihet për kultivimin e talentëve të rinj të futbollit.

Aktualisht pjesë e Lokomotivës së Zagrebit janë edhe tre futbollistët shqiptarë, si Indrit Tuci, Art Smakaj dhe Jon Mersinaj, ndërsa në të kaluarën ka pasur edhe futbollistë të rinj nga Maqedonia që kanë luajtur për këtë skuadër.

Fetai edicionin e fundit me “romantikët” u paraqit në 13 ndeshje, derisa debutimin e tij e bëri me 27 nëntor të vitit të kaluar kundër Makedonija GJ.P, kur ishte vetëm 17-vjeç e gjysëm.

“infOSport.mk”, Fetait fillimisht i uron shëndet dhe shumë suksese me fanellën e Lokomotivës së Zagrebit, që shpresojmë të jetë një trampolinë në karrierën e tij për të vijuar më pas në ndonjë klub europian. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply