Nderim Nexhipi edhe zyrtarisht Drejtor Sportiv i Manisa

Nderim Nexhipi do vazhdojë të bëjë rolin e Drejtorit Sportiv, mirëpo këtë herë duke ecën një hap para, pasi i njëjti këtë profesion do ta zhvillojë te skuadra turke e Manisa, që aktualisht luan në Ligën e Parë turke.

Shkupjani pasi nënshkroi kontratën e bashkëpunimit në praninë e presidentit të Manisa, Mevlüt Aktan, u shpreh: “Falenderojë shumë Presidentin për mundësinë që më ka dhënë. Ne duam të ndërtojmë një ekip që do të luaj për të fituar kampionatin. Kam shumë vite që e ndjek futbollin turk. Këtu kam ardhur për të shtuar në CV time edhe disa arritje të reja. Do të bëjmë gjithçka që me Manisa të inkuadrohemi në Superligë. Kam fituar 2 kampionate të ligës vitin e kaluar me FC Ballkani, me të cilën skuadër luajtëm edhe në Evropë. Dua ta vazhdoj këtë sukses, mirëpo këtë herë me ekipin tim të ri, Manisa”.

Nderim Nexhipi edhe pse në moshë shumë të re, ishte pjesë e asaj gjenerate të artë t ëish Slloga Jugomagnatit, nga e cila skuadër bëri një ndër transferimet më të bujshme atë kohë, duke u transferuar në Bundesligën gjermane te skuadra e Herta Berlin, që më pas të luaj edhe me Volfsburgun. Ai gjithashu kishte luajtur edhe në Belgjikë me ekipin e Lirs, pastaj në Azerbejxhan me Karabag, në Rumani me Vasluin, ndërsa gjithashtu kishte bërë karrierë edhe në Shqipëri, duke luajtur me Flamurtarin, Partizanin dhe Korabin.

Pikërisht në Shqipëri ai nisi edhe punën e Drejtorit Sportiv me skuadrën e Kukësit, që nga 17 qershori i vitit 2021 këtë post me mjaft sukses ta realizojë te skuadra e Ballkanit nga Kosova, aty ku si futbollistë kishte luajtur me fanellën e Dritës.

Sa i përket karrierës së tij futbollistike në vendin tonë, vlen të theksohet se i njëjti ka luajtur me 4 skuadrat më të mira në vend, FC Shkupin, Shkëndijën, Vardarin dhe Rabotniçkin. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply