Struga Trim Lum gjatë ditës së sotme ka prezantuar kapitenin e përfaqësueses U18 të Maqedonisë, Hadis Tairi, i cili mu në moshën madhore kontratën e tij të parë profesionale vendosi ta nënshkruaj me klubin nga vendlindja e tij, njofton “infOSport.mk”.
Tairi, një futbollistë ky me shumë potencial, me Struga Trim Lum ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare.
Ai luan si mbrojtës i krahut të majtë, derisa te Struga Trim Lum vjen nga rradhët e Ohrid Lihnidos. Ndryshe hapat e parë i kishte bërë te ekipi i Young Team në Strugë, për të vijuar më pas te Nju Stars në Shkup, ndërsa gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e Veleshtës. (infOSport.mk)