Konfirmohet lajmi i “infOSport.mk”, Jusufi nënshkruan me Gostivarin

Fatjon Jusufi sezonin e ri do të luaj me fanellën e Gostivarit, me të cilën skuadër siç mëson “infOSport.mk” ka nënshkruar kontratë një vjeçare. Jusufi së fundmi ishte pjesë e Struga Trim Lum, për të cilën skuadër edhe kishte realizuar golin në finalen e madhe të Kupës kundër Makedonija GJ.P, por që fatkeqësisht tashmë ish skuadra e tij në fund pësoi disfatë pas ekzekutimit të penaltive.


E PARALAJMËRUAM: Gostivari brenda pak ditësh prezanton një kampion


Jusufi te Gostivari vjen si kampion, ndërsa do të jetë kjo skuadra e katërt në Maqedoni që do të luaj ky futbollistë, pas Renovës, FC Shkupit dhe Struga Trim Lum.

Ndryshe në Ligën e Parë, Jusufi numëron plotë 192 ndeshje, ndërsa gjithashtu kishte patur një aventurë të shkurtër edhe në Armeni me skuadrën e FC Shirak Gyumri. (infOSport.mk)

Leave a Reply