Gostivari gjatë ditës së sotme ka prezantuar edhe mbrojtësin e krahut të majtë, Mihail Manevski, i cili sezonin e fundit në formë huazimi nga rradhët e Shkëndijës luajti me fanellën e Sileksit.
Duke pasur parasysh se kontrata e tij me Shkëndijën ishte valide deri me 15 qershor, i njëjti edhe përkundër ofertave që kishte, e priti atë më të mirën, që sipas tij ishte ajo e Gostivarit.
Burime mirë të informuara të “infOSport.mk”, bëjnë me dije se Manevski me Gostivarin ka arritur akord një vjeçar, njëjtë sikurse gjatë ditës së sotme kishte bërë edhe përforcimi i fundit, Fatjon Jusufi.
Manevski bëhet futbollisti i 8-të që i bashkohet Gostivarit gjatë këtij afati kalimtarë, pas Zehrudin Mehmedoviç, Mustafa Mujezinoviç, Pepi Georgiev, Xhelil Abdullah, Anid Abazit, Ediz Spahiut dhe Fatjon Jusufit. (infOSport.mk)