Interes nga SHBA për Bardhin, Trabzonspor kërkon 4.5 mln euro dëmshpërblim!

Ditë më parë mesfushori shkupjan Enis Bardhi përmes rrjeteve sociale paralajmëroi se do të qëndrojë tek skuadra e Trabzonspor edhe në sezonin e ri, pavarësisht thashethemeve që e shihnin atë jashtë kësaj skuadre me të përfunduar sezoni.

Ndërkohë së fundmi në skenë ka dalë një ofertë joshëse nga SHBA-të, ndaj dhe drejtuesit e Trabzonspor po shohin mundësinë për të përfituar.

Sipas mediave në Turqi, Trabzonspor është i gatshëm ta shesë Bardhin, mirëpo vetëm nëse na adresë të tyre vjen një ofertë në vlerë prej 4.5 milion euro.

Bardhi skuadrës së Trabzonspor iu bashkua gushtin e vitit të kaluar, kur erdhi nga Levante për shumën e 3 milion eurove.

Ai me fanellën e skuadrës së Trabzonit zhvilloi gjithsej 42 ndeshje zyrtare, ku realizoi edhe 7 gola, 6 prej tyre në Superligën turke. (infOSport.mk)

Leave a Reply