Pas Ajradin Cuculit dhe Ylber Beqirit, skuadrës së Arsimit nga Çegrani i është bashkuar edhe një futbollistë tjetër, që edicionin e kaluar mbronte ngjyrat e Voska Sport. Fjala është për Ensar Lumën, për shërbimet e të cilit gjithashtu interesoheshin edhe tre skuadra të tjera nga Liga e Dytë, si Teteksi, Bellasica dhe Detonit Plaçkovica, si dhe skuadra kosovare e Ferizajit, raporton “infOSport.mk”.
Ndërkohë burime të besueshme pranë portalit tonë, bëjnë me dije se Luma me skuadrën nga Çegrani ka firmosur kontratë deri në fund të sezonit, ku KF Arsimit futet me ambicie edhe më të larta.
Gjatë ditës së djeshme kjo skuadër njoftoi edhe vazhdimin e bashkëpunimit me Argjent Gafurin, Shpend Asanin, Emir Asanin si dhe trajnerin Vildan Saliu, ndërsa lojtari i vetëm që është larguar është kapiteni, Burim Sadiki, që sezonin e ri do të luaj me fanellën e Besës nga Dobërdolli. (infOSport.mk)