Konfirmohet lajmi i “infOSport.mk”, Anid Abazi prezantohet me fanellën e Gostivarit

KF Gostivari, skuadër kjo që edicionin e ri do të luaj në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, gjatë ditës së sotme ka prezantuar futbollistin e talentuar shkupjan, Anid Abazi. Bëhet fjalë për një futbollistë vetëm 20-vjeçar, i cili te skuadra nga Pollogu vjen si lojtarë i lirë, pasi së fundmi luajti me Skopjen, skuadër kjo që nuk arriti të ruaj statusin e skuadrës elitare.


LEXO GJITHASHTU: Ekskluzive, Anid Abazi transferohet te KF Gostivari


Ashtu siç “infOSport.mk” ju kishte informuar dy ditë më parë, Abazi me Gostivarin ka nënshkruar kontratë një vjeçare.

Është ky klubi i tretë në karrierën e Abazit, i cili në Ligën e Parë numëron gjithsej 12 ndeshje dhe 2 gola të shënuar, nga një me dy skuadrat e tij të deritanishme, FC Shkupin dhe Skopjen. (infOSport.mk)

Leave a Reply