Sot në selinë e UEFA-së në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për ndeshjet e raundit të parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, e ku për herë të parë në histori në këtë garë masive bënë pjesë edhe skuadra e e Struga Trim Lum, që edicionin që lamë pas u shpall për herë të parë kampion i Maqedonisë.
Goglat në këtë fazë ekipit kampion nga vendi i’a servuan ekipin Zhalgiris nga Lituania, një skuadër kjo me mjaft eksperiencë në kupat europiane.
Ndeshjen e parë Struga Trim Lum do ta zhvillojë si mysafir me datë 11 korrik, ndërsa një javë më pas këtë skuadër do ta mirëpresim në Ohër.
Kujtojmë, është kjo hera e dytë që Struga Trim Lum po merrë pjesë në garat europiane, pas atij sezoni debutues 2020/21, kur kishin debutuar në eliminatoret e Ligës së Konferencës.