Shkëndija mëson kundërshtarët e mundshëm në Ligën e Konferencës

Shkëndija e Tetovës këtë vit do luaj në ndeshjet e Ligës së Konferencës, aty ku tashmë ka mësuar edhe 5 emrat e kundërshtarëve të mundshëm në raundin e parë kualifikues të këtij kompeticioni, njofton “infOSport.mk”.

Zhilina nga Sllovakia, FC Haka Valkeakoski nga Finlanda, Derry City nga Irlanda, Víkingur Reykjavík nga Islanda dhe Haverfordëest County AFC nga Uellsi janë kundërshtarët e mundshëm, me të cilët “kuqezinjtë” mund të përballen në këtë raund të garave.

Ndeshjet e para në kuadër të Ligës së Konferencës, në program janë me datë 13 korrik, ndërsa ato kthyese një javë më vonë.

Mbetet të shihet, kush do të jetë kundërshtari i Shkëndijës në raundin e parë, teksa një gjë të tillë do të mësojmë me shortin që do të hidhet në ora 16:00.

Kundërshtarët e mundshëm të Shkëndijës:

MŠK Žilina (SVK)

FC Haka Valkeakoski (FIN)

Derry City FC (IRL)

Víkingur Reykjavík (ISL)

Haverfordëest County AFC (WAL)

Leave a Reply