Vetëm disa minuta para mesnate, Tirana ka zyrtarizuar rikthimin e Albi Dokës.
Mbrojtësi do të veshë fanellën e nënkampionëve të Shqipërisë për sezonin e ri, duke u vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit, Orges Shehi.
Në këtë mënyrë , Tirana rikthen në shtëpi “djalin” e saj, ndërsa shtojnë kështu në mbrojtje alternativa mjaft cilësore.
Përmes një video në rrjetet sociale ata kanë bërë edhe prezantimin e lojtarit të kombëtares shqiptare, i cili ka zbritur në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Kujtojmë , Albi Doka është një futbollistë i dalë nga shkolla e futbollit të Tiranës, me të cilën skuadër si profesionist kishte luajtur për tre vite e gjysmë, që verën e vitit 2020 të transferohet në Kroaci te skuadra e Gorica, nga e cila skuadër shkurtin e vitit 2022 u huazua te hungarezët e Honved.
Këta të fundit të kënaqur me paraqitjet e tij, vendosën që të blejnë kartonin e plotë, duke nënshkruar kontratë me të deri qershorin e vitit 2025, ndërsa mbetet të shihet nëse i njëjti te Tirana ka ardhur në formë huazimi, apo si transferim i plotë. (infOSport.mk)