Pas dy barazimeve historike në tokën angleze, Maqedonia këtë herë turpërohet nga Anglia (VIDEO)

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll ka përjetuar një turp të vërtetë sonte ndaj Anglisë, aty ku më parë kishte bërë historinë, duke barazuar në dy ndeshje, shkruan “infOSport.mk”. Sonte në teatrin e ëndërrave në “Olld Traford” të besuarit e Bllagoja Milevskit pësuan një debakël të vërtetë, duke u mundur me rezultatin 7:0.

Është kjo një ndër disfatat më të rënda në historinë e përfaqësueses së futbollit, që pa dyshim se do të duhet të analizohet mirë, kjo për faktin se Maqedonia sonte nuk goditi asnjëherë portën e Anglisë.

Në anën tjetër plotë 15 goditje të futbollistëve anglez, 10 prej të cilëve kishin përfunduar brenda kudrantit të golit, e 7 prej tyre në rrjetën e Dimitrievskit.

Serinë e golave e hapi Hari Kejn në minutën e 29-të, për të dalë më pas në skenë dy sulmuesit e dy skuadrave të njohura angleze, Arsenalit dhe Mançester Junajtedit, Bukajo Saka dhe Markus Rashford, që shënuan edhe nga një gol, dhe bënë që pjesa e parë të mbyllet me shifrat 3:0.

Pjesa e dytë doli të jetë edhe më efikase sa u përket golave të shënuar, derisa në qendër të vëmendjes në minutat e para foli të jetë sulmuesi 21-vjeçar, Saka, i cili shënoi dy gola të shpejtë për rezultat 5:0.

Për 6:0 realizoi Kelvin Filips në minutën e 64-të, ndërkohë ai i cili hapi serinë e golave, Hari Kejn, edhe e mbylli me golin e realizuar në minutuën e 73-të.

Ishte kjo një fitore e pritur ndoshta për Anglinë, mirëpo jo edhe me përmasa të këtilla, pasi deri më tani disfatën më të thellë që e kishte pësuar Maqedonia, ishte ajo e vitit 2014-të kundër Spanjës.

Me këtë fitore, Anglia vazhdon të kryesojë bindshëm grupin “C”, me 12 pikë, duke lënë pas vetes Ukrainën me 6 pikë, ndërkohë Maqedonia me 3 pikë renditet në pozitën e tretë. (infOSport.mk)

Leave a Reply