Mevlan Murati sezonin e ri do të garojë me fanellën e Voska Sport, skuadër kjo që për herë të parë në historikun e saj do të luaj në mesin e më të mirëve në futbollin vendor. Informacione të besueshme pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se Murati është dakorduar me kushtet e ofruara nga ana e drejtuesve të skuadrës shqiptare dhe se deri në fund të kësaj jave i njëjti pritet të firmos edhe zyrtarisht kontratën, që do të jetë në kohëzgjatje prej 12 muajsh, me mundësi vazhdimi edhe për 12 muaj të tjerë.
Murati te Voska Sport transferohet si agjent i lirë, pasi i kishte përfunduar kontrata me Shkëndijën, me të cilën skuadër ka arritur sukseset më të mëdha në karrierë.
Mevlan Murati fitoi 5 tituj me Shkëndijën, edhe atë 3 tituj kampion, 1 Kupë dhe 1 Superkupë të vendit.
Murati me Shkëndijën numëron afërsisht 200 ndeshje zyrtare, ndërsa i njëjti gjatë karrierës së tij në formë huazimi kishte luajtur me FC Shkupin dhe Renovën, ndërsa gjithashtu kishte provuar veten edhe në Superligën shqiptare, duke mbrojtur ngjyrat e Partizanit.
Voska Sport me angazhimin e tij, sjellë në skuadër një element shumë cilësor, sidomos në krahun e djathtë të mbrojtjes, pozicion natyral ky i Muratit, i cili në Ligën e Parë numëron mbi 200 ndeshje. (infOSport.mk)