Anid Abazi, futbollistë ky i dalë nga shkolla e FC Shkupit, karrierën e tij futbollistike do ta vazhdojë te Gostivari, duke luajtur sërish në elitën e futbollit vendor.
“infOSport.mk” nga burime të besueshme mëson se Abazi me skuadrën nga Pollogu do të nënshkruaj kontratë një vjeçare dhe se së shpejti i njëjti do të prezantohet nga ana e drejtuesve të KF Gostivarit.
Anid Abazi së fundmi ishte pjesë e Skopjes, te e cila skuadër u transferua nga rradhët e FC Shkupit, ndërsa shumë pak mungonte që të ndihmonte këtë skuadër për të ju shmangur rrënies në Ligën e Dytë.
Abazi madje shënoi një ndër golat më të vlefshëm për skuadrën nga Hekurana, duke i siguruar tre pikët e mëdha përballë FC Shkupit në Çair, mirëpo Skopje dështoi në ndeshjen e balotazhit, aty ku u mund nga Vardari.
20-vjeçari në Ligën e Parë numëron gjithsej 12 ndeshje dhe dy gola të shënuar, ndërsa vlen të theksohet se me fanellën e FC Shkupit kishte debutuar edhe në ndeshjet europiane. (infOSport.mk)