E bujshme, Muriqi zëvendëson Ikardin te Galatasaraji!

Vedat Muriqi mund të rikthehet në Turqi pas tre viteve të kaluara mes Italisë dhe Spanjës. Sulmuesi kosovar ka pasur një vit të jashtëzakonshëm në Spanjë me fanellën e Majorkas, duke shënuar vazhdimisht.

29-vjeçari ka zhivlluar 37 ndeshje zyrtare mes kampionatit dhe Kupës së Spanjës, duke realizuar 16 gola dhe duke asistuar në katër të tjerë.

Rikthimi i tij në Turqi mund të ndodhë, pasi Galatasaraji është duke insistuar për ta pasur në radhët e veta sulmuesin prizrenas.

Mediumi turk “A spor” ka raportuar se drejtuesit e Galatasarajit janë në bisedime e sipër me Majorkan për transferimin e Muriqit dhe se ditëve në  vazhdim pritet të ketë edhe takime të tjera mes palëve.

Trajneri i Galatasarajit, Okan Buruk ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e kosovarit, pasi ai edhe më parë ka punuar me Muriqin te Rizespor.

Kampionët në fuqi të  Turqisë kanë  mbetur pa Mauro Ikardin, ndërsa Muriqi shihet si zëvendësuesi perfekt i sulmuesit argjentinas.

Muriqi ka kontratë me Majorkan deri në vitin 2027, derisa shpesh herë ka deklaruar se ka dëshirë të madhe ta përfundojë karrierën te skuadra spanjolle.

Gjithsesi tregu i transferimeve është i paparashikueshëm dhe nuk përjashtohet mundësia që prizrenasi të rikthehet në futbollin turk, ku ka luajtur më parë për Giresunspor, Gençlerbirligin, Rizespor e Fenerbahçen.

Leave a Reply