Spanja fiton ruletin e penaltive përballë  Kroacisë  dhe fiton Ligën e Kombeve (VIDEO)

Kombëtarja e Spanjës është  fituese e edicionit të  tretë  të  Ligës së  Kombeve. Iberikët në  finalen e madhe mposhtën Kroacinë, edhe atë  vetëm pas ruletit të  penaltive me rezultatin 5:4, pasi ndeshja në  kohën e rregullt dhe pas 120 minutave lojë  u mbyll me rrjeta të  paprekura.

Ishte Spanja që  u kanos e para në  këtë  ndeshjes përmes Gavit, që  më  pas  kroatët të  jenë  më  këmbëngulës në  aksionet e tyre.

Ivan Perishiç pati ndër rastet për t’u përmendur në fraksionin e parë të lojës, megjithatë skuadrat shkuan në pushim me rrjetat e paprekura.

Futbollistët e Kroacisë hynë në pjesën e dytë më të vendosur për ta gjetur golin dhe krijonin raste të njëpasnjëshme, megjithëse u mungonte finalizimi.

Një nga rastet më të mira të kësaj gjysmëloje e pati Ansu Fati, mirëpo Ivan Perishiç e bllokoi goditjen që do të ndalej në rrjetë.

Kroatët e patën rastin e fundit gjatë kohës së rregullt që nuk u shfrytëzua dhe ndeshja shkoi në vazhdime për ta përcaktuar fituesin.

Ndërtimi i aksioneve dhe rastet ishin të pranishme edhe në fraksionin e parë të vazhdimeve, mirëpo rrjetat pushuan.

Spanjollët rrezikuan më shumë në gjysmën e dytë të vazhdimeve, megjithëse mundësitë nuk u shfrytëzuan dhe fituesi duhej të vendosej pas ekzekutimit të penalltive, aty ku më  të  saktë  u treguan futbollistët e Spanjës, të cilët e fituan trofeun e Ligës së Kombeve për edicionin 2022/2023.

Lovro Majer dhe Bruno Petkoviç ishin futbollistët kroatë, që  gabuan në  ekzekutimin e penaltive, derisa Aimerik Laporte e goditi shtyllën.

Njëmbëdhjetëmetërshin vendimtar pë r “iberikë t” e realizoi Dani Karvahal.

Shumë keqardhje për Kroacinë e Zlatko Dalicit dhe Luka Modricit, që humbin një tjetër finale të një kompeticioni madhor, pas Botërorit 2018.

Ndërkohë  në  finalen e vogël të  zhvilluar më  herët gjatë  ditës, Italia me rezultatin 3:2 mundi Holandën. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply