Shkupi dhe Tetova nderuan Shqipërinë (VIDEO)

Shkupjani Jasir Asani dhe tetovari Nedim Bajrami nderuan Shqipërinë brenda fushës, derisa tifo grupet më të mira shqiptare, “Shvercerat” nga Shkupi dhe “Ballistët” nga Tetova nderuan nënën Shqipëri nga tribunat.

Super kombinim ky, që duhet përshëndetur, për më tepër që sot Shkupi dhe Tetova nderuan Shqipërinë, duke i siguruar fitoren me rezultatin 2:0.

Shkupjani, Jasir Asani shënoi golin e parë të takimit në minutën e 52-të, ndërkohë tetovari Nedim Bajrami në minutën e 76-të vulosi fitoren “kuqezi”. (infOSport.mk)

Leave a Reply