Makedonija Gj.P prezanton dy emra të rinj, vijnë nga FC Shkupi

Edicionin e kaluar mbronin ngjyrat e skuadrës së FC Shkupit, ndërsa edicionin e ri që të dy do të jenë bashkë me Makedonija GJ.P. Fjala është për portierin Stefan Jakimovski dhe mbrojtësin Melos Bajrami.

Mbrojtësi kosovar edhe përkundër interesimit të disa prej skuadrave kosovare, vendosi të mbetet në kampionatin tonë, aty ku numëron 14 ndeshje dhe 1 gol, me fanellën e skuadrës nga Çairi.

Kujtojmë, Bajrami te FC Shkupi erdhi nga rradhët e Skënderbeut, ndërsa në vendlindjen e tij kishte luajtur me skuadrat si Flamurtari dhe Ballkani.

Ndërkohë sa i përket Jakimovskit, ky i fundit te FC Shkupi luajti vetëm për 6 muaj, mirëpo duke mos arritur të luaj asnjë minutë. Ndryshe karrierën e kishte nisur me grupmoshat e reja të Vardarit, për të provuar veten më pastaj si profesionist te EuroMilk, Akademia Pandev, Nju Stars, Lokomotiva, Kadino, Borec dhe Almopos në Greqi. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply