Bllagoja Milevski flet për Jasir Asanin, i cili po shkëlqen me Shqipërinë!

Shkupjani Jasir Asani është  një  nga emrat e rinj në listën e Sylvinhos te Kombëtarja shqiptare. Sulmuesi anësor prej vitesh priste një ftesë nga Kombëtarja shqiptare, e cila më në fund edhe erdhi.

Ishet stretagu brazilian që  i dha mundësinë  për të  realizuar ëndërrën e fëmijërisë , për të  veshur fanellën “kuqezi”, me të  cilën mbrëmë  shënoi edhe golin debutues në  ndeshjen e tij të  dytë.

Pikërisht paraqitjet e shkëlqyeshme të  shkupjanit, ish futbollistit të  Vardarit dhe FC Shkupit, bënë  që  i njëjti  të  bëhet “top-temë ”, teksa emri i tij u përfol edhe në  konferencën për shtyp të  trajnerit Bllagoja Milevski në  prag të sfidës me Anglinë.

“Për më tej është vendim i tyre, i lojtarëve për të zgjedhur se me cilën përfaqësuese duan të luajnë. Nuk është kontestuese se Jasir Asani ka pasur gjithmonë kualitet për të luajtur, i ofruam gjithçka për të luajtur për Maqedoninë. Ka luajtur për U21 të Maqedonisë, por për më tutje ishte vendim i tij. Jasiri i dëshiroj çdo të mirë dhe shumë suksese në lojërat e përfaqësueses që ai e ka zgjedhur”, tha Bllagoja Milevski.

Asani në  të  kaluarën kishte mbajtur veshur edhe fanellën e përfaqësueses U21 të  Maqedonisë, mirëpo zemra e tij gjithnjë  ka rrahur “kuqezi”, ashtu që  në  fund si duket ka bërë  edhe zgjidhjen e duhur, pasi te kombëtarja shqiptare, shkupjani po ka respektin e duhur. (infOSport.mk)

Leave a Reply