Voska Sport gjatë ditës së sotme ka prezantuar ish kapitenin e FC Shkupit, Fatih Ismailin. Ky i fundit te skuadra shqiptare nga Ohri transferohet si lojtar i lirë nga rradhët e Rabotniçkit, derisa gjatë karrierës së tij, gjithashtu kishte luajtur edhe për Gostivarin, edhe atë në formë huazimi nga rradhët e FC Shkupit.
LEXO GJITHASHTU: Ekskluzive, Fatih Ismaili një futbollistë i ri i Voska Sport
Ismaili me Voska Sport ka nënshkruar kontratë një vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, ndërsa me përvojën e tij të madhe, pritet që të ndihmojë këtë skuadër në sezonin debutues në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.
Ismaili është përforcimi i parë zyrtare për Voska Sport në prag të sezonit të ri, në të cilin kjo skuadër do të udhëhiqet nga strategu malazez, Miljan Radoviç. (infOSport.mk)