Struga Trim Lum dhe Fatjon Jusufi ndërpresin bashkëpunimin

Struga Trim Lum dhe Fatjon Jusufi kanë ndërprerë bashkëpunimin, edhe pse palët kishin një akord deri verën e vitit 2024. Kështu mesfushori tetovar del si lojtar i lirë në treg, aty ku tashmë ka edhe shumë të tjerë futbollistë, shkruan “infOSport.mk”.

Jusufi skuadrës strugane iu bashkua verën e vitit të kaluar nga rradhët e Renovës, duke u bërë kështu pjesë e suksesit historik të Struga Trim Lum.

Ai me fanellën e skuadrës së Struga Trim Lum regjistroi gjithsej 24 ndeshje, 1 gol dhe 1 asist. Ndryshe në elitën e futbollit vendor në përgjithësi, i njëjti numëron 192 ndeshje, 23 gola dhe 14 asistime.

Pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka kaluar te Renova, mirëpo duke provuar veten të luaj edhe me FC Shkupin, si dhe me skuadrën armene të Shirak Gyumri. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply