Vllaznia e Shkodrës ka bërë për vete ish futbollistin e Shkëndijës dhe FC Shkupit, Konstantin Çeshmexhiev, njofton “infOSport.mk”.
27-vjeçari me tipare mbrojtëse te skuadra e Vllaznisë transferohet nga kampionati bullgar, aty ku vitin e fundit luajti fillimisht me skuadrën e Slavia Sofia dhe më pas edhe me Septemvri Sofia.
Ndryshe Çeshmexhiev ka dalë nga shkolla e skuadrës së Rabotniçkit, për të vijuar më pas karrierën edhe me skuadrat Pelister, Ljubanci, Makedonija GJ.P, Akademia Pandev, Shkëndija dhe së fundmi FC Shkupi, sa i përket kampionatit vendor.
Ndryshe gjatë karrierës së tij, i njëjti kishte luajtur edhe në kampionatin boshnjak, me skuadrën e Velezh Mostar.
Çeshmexhiev tashmë do të provojë veten edhe në Superligën shqiptare me fanellën e skuadrës së Vllaznisë, me të cilën skkuadër ka firmosur kontratë dy vjeçare. (infOSport.mk)