FC Shkupi ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin difanziv, Besir Demiri para kohe. Pas bisedimeve disa ditëshe palët vetëm sot kanë arritur marrëveshjen për prishjen e kontratës me consensus, ashtu që tashmë Demiri është një lojtar i lirë për të kërkuar ndonjë mjedis të ri.
Demiri skuadrës së FC Shkupit iu bashkua korrikun e vitit të kaluar, ndërsa në sezonin që lamë pas ai kishte njëmbëdhjetë paraqitje, duke regjistruar edhe një gol.
Demiri pikërisht te FC Shkupi kishte nisur karrierën profesionale, për të luajtur më pas edhe te Vardari dhe Shkëndija në Maqedoni, ndërsa i njëjti për gati 4 vite e gjysmë bëri karrierë ndërkombëtare, duke luajtur në Ukrainë me Mariupol, në Sllovaki me Zhilinën dhe në Shqipëri me Kukësin dhe Dinamon e Tiranës, nga e cila skuadër verën e vitit 2022 u rikthye sërish në vendlindje, duke veshur sërish fanellën e skuadrës së fëmijërisë së tij, por që këtë herë nuk arriti të lëjë gjurmë, me paraqitjet e tij të zbehta. (infOSport.mk)