Besa e Dobërdollit ka vazhduar me prezantimin e futbollistëve të rinjë në prag të sezonit të ri në Ligën e Dytë. Skuadra shqiptare në pronësi të familjes Tahiri, ka bërë për vete edhe mbrojtësin, Jovica Radevski.
Shkupjani 23-vjeçar, i cili mund të luaj si qendër mbrojtës dhe si mbrojtës i krahut të djathtë, te skuadra nga Dobërdolli vjen nga skuadra e Detonit Plaçkovica, ndërsa vlen të theksohet se hapat e parë me futbollin i ka bërë te shkolla e Rabotniçkit, që më pas të kaloj edhe tek të rinjët e Vardarit.
Ndryshe gjatë karrierës së tij, Radevski ka luajtur edhe me Makedonija GJ.P, Kadinon dhe skuadrën e Sasa-s nga Kamenica.
Vlen të theksohet gjithashtu, se Radevski një kohë kishte bartë veshur edhe fanellën e përfaqësueses U18 të Maqedonisë. (infOSport.mk)