Nuk është vetëm Valmir Nafiu, Shkëndija ndërpret kontratën edhe me një futbollistë tjetër

Sulmuesi anësorë Valmir Nafiu nuk do të mbrojë më ngjyrat e Shkëndijës. Një gjë të tillë kanë njoftuar nga klubi tetovar, duke konfirmuar ndërprerjen me konsesus të kontratës me futbollistin.

Valmir Nafiu largohet pas gati 5 sezoneve në fanellën e Shkëndijës, përjashtuar 6 muajt e fundit kur në formë huazimi luajti te sllovakët e Koshice.

Nafiu është një prodhim i Shkëndijës dhe ishte pjesë e asaj gjenerate të artë që në vitin 2011 për herë të parë në histori i sollën titullin e kampionit skuadrës “kuqezi”.

Pas disa viteve karrierë ndërkombëtare, Nafiu në vitin  2018 u rikthye sërish te Shkëndija dhe sërish fitoj tituj, këtë herë madje dy tituj (2019 dhe 2021).

Mirëpo ndërprerja e kontratës me Nafiun, nuk është e vetmja te Shkëndija, pasi drejtuesit e saj gjithashtu njoftuan se një gjë të tillë kanë bërë edhe mesfushorin Oktaj Rakip, i cili dy sezonet e fundit ishte i huazuar te Boreci, Gostivari dhe Besa e Dobërdollit.

Me këtë rast KF Shkëndija shpreh falenderimet dhe mirënjohjen maksimale për këta dy futbollistë, që tashmë janë në kërkim të ndonjë mjedisi të ri. (infOSport.mk)

Leave a Reply