Kosova sonte kundër Rumanisë do të synojë fitoren e parë në kualifikueset e vlefshme për Euro 2024. Përfaqësuesja e Kosovës e hapi fushatën e saj në Grupin “I” me një barazim 1:1 kundër Izraelit më 25 mars para se të luante të njëjtin rezultat kundër Andorrës tre ditë më vonë.
Ndërkohë, Rumania do të synojë të kalojë marrë edhe fitoren e tretë nga po aq ndeshje të zhvilluara.
Rumunët kanë mposhtur Andorrën dhe Bjellorusinë në dy ndeshjet e tyre hapëse në seksion për t’u renditur e dyta pas Zvicrës, ndërsa Kosova është e treta, me dy pikë nga dy ndeshjet e tyre hapëse.
Skuadra e Alan Zhires ndodhet në një seri prej pesë ndeshjesh pa disfatë në të gjitha kompeticionet, edhe pse katër nga ato ndeshje kanë përfunduar me barazim, përfshirë këtu edhe dy ndeshjet hapëse të kualifikueseve për Euro 2024.
Skuadra e Zhires është padyshim e dobët kur vjen puna për të pretenduar një vend të dytë në këtë grup, por një fitore ndaj Rumanisë sonte do t’i vendoste mirë për ndeshjen e tyre të ardhshme me Bjellorusinë më 19 qershor.
Ndërkohë, Rumania është në një seri prej katër fitoresh nga pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, me humbjen e saj të vetme gjatë asaj kohe që rezultoi të ishte kundër Sllovenisë në një miqësore.
Kujtojmë, Rumania hapi këto kualifikuese me një fitore 2:0 ndaj Andorrës më 25 mars, për të mundur më pas edhe Bjellorusinë me shifrat 2:1.