Besa e Dobërdollit e ka seriozisht, angazhon edhe kolumbianin Borja

Besa e Dobërdollit gjatë ditës së sotme ka prezantuar edhe përforcimin e katërt në prag të sezonit të ri në Ligën e Dytë, aty ku kjo skuadër do të tentojë të bëjë mrrekullinë dhe të inkuadrohet në Ligën e Parë, shkruan “infOSport.mk”.

Futbollisti më i ri i skuadrës nga Dobërdolli, është kolumbiani Aleksander Borja, i  cili vjen nga rradhët e Bregallnicës, ndërsa gjatë karrierës së tij në futbollin tonë vendor kishte provuar veten edhe me skuadrat si Rabotniçki, Lokomotiva, Makedonija Gj.P, Pelister dhe Renova.

Skuadra shqiptare që udhëhiqet nga familja Tahiri, ditë më parë transferoi edhe dyshen e famshme, Armend Alimi – Burim Sadiku si dhe talentin e Shkëndijës, Memetriza Hamza.

Drejtuesit e Besës gjithashtu njoftuan edhe vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Aleksandar Tanevski, i cili do të udhëheq këtë skuadër edhe për një sezon. (infOSport.mk)

Leave a Reply