Bejtullai i thotë lamtumirë Shkëndijës

Mbrojtësi Egzon Bejtullai nuk do të jetë më pjesë e Shkëndijës. Një gjë të tillë njoftuan nga klubi tetovar, të cilët vlerësojnë lartë kontributin e tij në fanellën kuqezi.

Egzon Bejtullai largohet si një prej futbollistëve me më shumë paraqitje në fanellën e Shkëndijës, pasi ka zhvilluar plotë 304 ndeshje zyrtare.

Bejtullai ishte pjesë e sukseseve historike të klubit, duke fituar 3 tituj kampion dhe 2 Kupa me Shkëndijën, skuadër kjo që gjatë kësaj merkatoje në pozitën e Bejtullait ka angazhuar dy futbollistë, Mevlan Adilin dhe Ardian Limanin.

29-vjeçari Bejtullai gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe me Teteksin, ndërsa kishte provuar veten edhe në Suedi me skuadrën e Helsinborgut.

Mbrojtësi tetovar, i cili është ftuar edhe për ndeshjet e qershorit, me përfaqësuesen e Maqedonisë numëron 25 ndeshje. (infOSport.mk)

Leave a Reply