Strategu shkupjan, Zekrija Ramadani i ka dhënë fund qëndrimit të tij te skuadra e Superligës së Kosovës, Gjilani, me të cilën skuadër këtë vit edhe përkundër problemeve të shumta financiare, arriti që të luaj në finalen e madhe të Kupës së Kosovës.
Ramadani, sipas asaj që raportojnë mediat kosovare, karrierën e tij si trajner do ta vazhdojë në Arabinë Saudite tek skuadra Ohod Al Medina.
Drejtuesit e Gjilanit kanë pranuar vendimin e tij për t’u larguar nga klubi. Ramadani do jetë pjesë e Ohod Al Medina në Arabinë Saudite që nga viti i ardhshëm, ku edhe do të shijojë një aventurë të re.
Shkupjani Zekirja Ramadani ka fituar tri herë titullin kampion në Kosovë, edhe atë me tre skuadra të ndryshme, me Trepçën ’89 (2017), Feronikelin (2019) dhe Prishtinën (2021).
Kujtojmë, Ramadani përveç këtyre tre skuadrave dhe skuadrës së Gjilanit, në karrierën e tij ka drejtuar edhe FC Shkupin, si dhe Flamurtarin e Vlorës dhe Egnatian nga Rrogozhina. (infOSport.mk)