Sezoni i ri 2023/24 në Premierligën angleze do të fillojë të premten e 11 gushtit. Të parët që do të zbresin në fushë, janë kampionët e Mançester Sitit, të cilët si mysafir do të përballen ndaj Bërnlit të rikthyer në elitë. Kjo ndeshje në program është të premtën e 11 gushtit, ndërsa të shtunën e 12 gushtit në program janë plotë 6 duele, e ku spikat ndeshja në “Sent Xhejms Park”, midis vendasve të Njukasëll Junajted dhe Aston Villas.
E diela vjen me dy përballje të tjera, ku bie në sy supersfida Liverpull-Çelzi, ndërkohë java e parë mbyllet të hënën e 14 gushtit me sfidën në “Olld Traford” midis Mançester Junajtedit dhe Vulverhemptonit.
Skuadra e Pep Guardiolës, Mançester Siti ka dominuar Premierligën në vitet e fundit, ndërsa pritet të shohim nëse do të dalë ndonjë skuadër që do të mund ti rrëzonte nga fronti “citizens”, të cilët sezonin që sapo lamë pas siguruan tripletën për herë të parë në histori.
Gjithashtu vlen të theksohet se Siti ka fituar pesë nga gjashtë titujt e fundit kampion i Anglisë. (infOSport.mk)