Ish futbollisti i Struga Trim Lum veshë fanellën e Ferizajit!

Ish futbollisti i Struga Trim Lum, Arlind Shabani, karrierën e tij do ta vazhdojë te një ndër skuadrat më të njohura kosovare, skuadrën e Ferizajit, njofton “infOSport.mk”.

Shabani te skuadra e Ferizajit vjen nga rradhët e Prishtinës, te e cila skuadër regjistroi disa paraqitje shumë të mira.

Arlindi te Ferizaji vjen me motivin dhe qëllimin për të ndihmuar këtë skuadër që sa më shpejtë të rikthehet në Superligën e Kosovës.

Kujtojmë, Arlind Shabani për një sezon (2020/21) mbrojti ngjyrat e Struga Trim Lum, duke regjistruar 23 paraqitje, ndërsa i njëjti në Superligën e Kosovës, numëron 20 paraqitje, që të gjitha me Prishtinën, për të cilën skuadër ka shënuar edhe dy gola.

Ndryshe, Arlind Shabani kishte nisur me grupmoshat e reja te KEK-u, ndërsa gjatë karrierës së tij kishte provuar veten edhe me skuadrat si Trepça ’89 dhe Ramiz Sadiku. (infOSport.mk)

Leave a Reply