Besa e Dobërdollit prezanton talentin 19-vjeçar të Shkëndijës

Besa e Dobërdollit edhe sot ka vazhduar me prezantimin e futbollistëve të rinj në prag të sezonit të ri në Ligën e Dytë, e ku kjo skuadër futet me ambicie shumë të larta, njofton “infOSport.mk”.

Pas dyshes së njohur, Armend Alimi – Burim Sadiku, skuadra nga Dobërdolli gjatë ditës së sotme ka prezantuar talentin 19-vjeçar të Shkëndijës, Memetriza Hamza.

Bëhet fjalë për një mesfushorë, i cili gjatë sezonit që lamë pas kishte debutuar edhe me ekipin e parë të Shkëndijës, mirëpo konkurrenca e madhe te kjo skuadër, bënë që Hamza të pranojë ofertën e drejtuesve të Besës nga Dobërdolli, që me familjen Tahiri në krye, sezonin e ri shihen si një ndër skuadrat pretendente për inkuadrim në Ligën e Parë. (infOSport.mk)

Leave a Reply