Albi Doka dhe Liridon Latifi janë dy lojtarët që priten të firmosin së shpejti me skuadrën e Tiranës. Burime të besueshme bëjnë me dije se të dy futbollistët kanë gjetur akordin me “bardheblutë” nga kryeqendra shqiptare dhe priten së shpejti të hedhin të “zezën mbi të bardhë”.
Trajneri Orges Shehi ka këmbëngulur për shërbimet e tyre, të cilët njihen për cilësitë e tyre në fazën difenzive dhe ofenzive.
Kujtojmë që Doka ka luajtur edhe më parë me ekipin e Tiranës, skuadër me të cilën u rrit dhe u promovua për t’u katapultuar jashtë vendit, ndërsa Liridon Latifi është njohje e vjetër e Shehit, që prej kohës kur luanin së bashku te Skënderbeu.