Besa e Dobërdollit ambiciet e saja të larta për në sezonin e ri futbollistik në Ligën e Dytë i ka bërë të qarta brenda një dite, duke prezantuar dy super futbollistë, që kanë një bagazh të madh në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.
Pas Armend Alimit, drejtuesit e skuadrës nga Dobërdolli kanë prezantuar edh eish kapitenin e Renovës, Burim Sadikun. Ky i fundit vjen nga rradhët e skuadrës së Arsimit, te e cila skuadër u aktivizua për një sezon të plotë.
Ndryshe, Sadiku vlen të theksohet se ishte njëri ndër futbollistët më besnik të Renovës, te e cila skadër qëndroi për 10 vite të plota, duke regjistruar gjithsej 237 paraqitje. Gjatë karrierës së tij, Sadiku ka luajtur edhe me Dritën e Bogovinës.
Burime pranë “infOSport.mk”, bëjnë të ditur se Sadiku me Besën e Dobërdollit ka nënshkruar kontratë dy vjeçare. (infOSport.mk)