Granit Xhaka i ka dhënë fund aventurës së tij me Arsenalin pas 7 vitesh. Edhe pse në fillim gjithçka dukej se kishte mbaruar për sa i përkiste të ardhmes së futbollistit kosovar, Bajer Leverkuseni ishte një nga destinacionet më të përfolura.
Çabi Alonso e dëshironte me çdo kusht në skuadër 30-vjeçarin, por tashmë gjërat duket se kanë marrë tjetër rjedhojë, pasi në garë ka hyrë edhe Roma.
Hoze Murinjo e kërkoi edhe verën e kaluar shqiptarin por në fund asgjë nuk u arrit.
Tashmë sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, Roma dhe Arsenal kanë gjetur marrëveshjen për transferimin e Granit Xhakës, për kartonin e të cilit “romakët” janë të gatshëm të paguajnë plotë 23 milionë euro.