Skuadra e Apolon Limasol ka arritur marrëveshje në parim me futbollistin shqiptarë, Besart Abturahimi. 32-vjeçari me origjinë nga Maqedonia, i lindur në Zagreb të Kroacisë, për një vit kishte luajtur edhe me Shkëndijën e Tetovës, ndërsa që nga vera e vitit 2021 është pjesë e futbollit qipriot, aty ku do të vazhdojë edhe më tej, mirëpo këtë herë me fanellën e Apolon Limasol.
Me këta të fundit, Abdurrahimi ka nënshkruar kontratë deri fundin e majit të vitit 2024, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Besart Abdurrahimi luan në të trija pozitat e sulmit, ndërsa i njëjti pritet të ndihmojë skuadrën në arritjen e objektivave në sezonin 2023/24.
Abdurrahimi e kishte fillluar karrierën me ekipin e moshave të NK Zagreb në Kroaci, për të arritur deri në ekipin e parë, ndërsa gjithashtu gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe me Hapoel Tel Aviv në Izrael, Lokeren në Belgjikë, FC Astana në Kazakistan, Cerezo Osaka në Japoni, te Shkëndija, te Partizani i Tiranës, te FC Hermannstadt në Rumani, NK Bravo në Slloveni, NK Rudesh në Kroaci, si dhe dy skuadrat qiprioteAkrita Chlorakas dhe Paphos FC.
Abdurrahimi ditët në vijim pritet të zbarkojë në Qipro për t’iu nënshtruar testeve mjekësore fillimisht, dhe më pas të nënshkruajë kontratën profesionale me drejtuesit e Apollon Limasol.