Largimi i Adetunxhit! Reagon menaxheri i përgjithshëm i FC Shkupit, Emir Shabani

Një shkrim i Sandej Adetunxhit, sulmuesit të FC Shkupit në profilin e tij në Instagram, bëri që shumë media në vend, përfshirë këtu edhe neve, të shkruajmë për një lamtumirë të sulmuesit nigerian me skuadrën nga Çairi, por që realisht nuk ka të bëjë me një gjë të tillë.


LEXO GJITHASHTU: Adetunxhi i thotë lamtumirë FC Shkupit


Shkrimi i Adetunxhit, sipas menaxherit të përgjithshëm të FC Shkupit, Emir Shabani, ka të bëjë me një falenderim për sezonin që shkoi, e të cilin vetë sulmuesi e ka konsideruar si të suksesshëm, si në aspektin individual, ashtu edhe atë ekipor.

“Nuk ka asnjë të vërtetë në lajmin se Adetunji largohet nga Shkupi. Postimi i tij në Instagram ka të bëjë thjeshtë falenderim për një sezonë të mirë që kaloi me klubin. Kontrata e Adetunjit skadon pas një viti, deri atëherë ai i mbetet besnik klubit dhe do të vazhdojë të jetë sulmuesi ynë”, ka thënë menaxheri i përgjithshëm i FC Shkupit, Emir Shabani.

Është ky një super lajm, sidomos për tifozët e FC Shkupit, që do të mund të ju gëzohen golave të Adetunxhit edhe në garat europiane, por edhe në ndeshjet kampionale.

Adetunxhi te FC Shkupi erdhi gushtin e vitit 2021. Ai gjatë sezonit të fundit regjistroi gjithsej 34 ndeshje, mes kampionatit, kualifikueseve të Ligës së Kampionëve, Liga Europa dhe Ligës së Konferencës, duke regjistruar 13 gola dhe 7 asistime

Leave a Reply