Ish futbollisti i Shkëndijës dhe FC Shkupit, Shqiprim Taipi, nuk është më pjesë e Kukësit. Mesfushorit 26-vjeçar i ka përfunduar kontrata me skuadrën verilindore nga Shqipëria, te e cila skuadër kishte arritur verën e vitit 2021, kur arriti nga rradhët e Skënderbeut.
Ai te skuadra nga Korça kishte luajtur për dy vite e gjysmë, pas transferimit të bërë nga rradhët e Shkëndijës, derisa i njëjti gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me Prishtinën, FC Shkupin dhe Horizont Turnovën.
Shqiprim Taipi është një emër i njohur në futbollin tonë vendor, aty ku numëron 46 ndeshje.
Rast i mirë ky për skuadrat shqiptare nga vendi për të nisur bisedimet me këtë mesfushor qendror vetëm 26-vjeçar. (infOSport.mk)