Pas shumë largimeve nga Laçi në përfundim të këtij sezoni, një tjetër lojtar që pritet të largohet, është edhe sulmuesi Saliou Guindo. Këtij të fundit i ka përfunduar koha e huazimit nga rradhët e skuadrës së Diba Al-Fujairah, nga Emiratet e Bashkuara arabe, dhe i njëjti pritet të rikthehet te klubi amë.
Megjithatë Guindo nuk pritet të qëndrojë te klubi nga Emiratet e Bashkuara Araba, pasi i njëjti pritet sërish të luaj në futbollin ballkanas, këtë herë në Superligën e Kosovës, me skuadrën kampione të Kosovës, Ballkanin.
Sulmuesi 26-vjeçar thuhet se është në bisedime të avancuara me drejtuesit e skuadrës nga Suhareka, që edhe këtë vit do të prezantojnë Kosovën në garat europiane.
Ndryshe, Guindo në 18 paraqitje këtë sezon në “Abissnet Superiore”, me fanellën e Laçit arriti të realizojë 11 gola.