Darko Dodev edhe zyrtarisht sezonin e ri do të luaj në Superligën shqiptare, duke veshur fanellën e një ndër skuadrave më të vjetra shqiptare, Vllaznisë së Shkodrës, njofton “infOSport.mk”.
Dodev tashmë disa ditë ishte akomoduar në Shkodër, aty ku sot u prezantua me fanellën e Vllaznisë. Sulmuesi i krahut të majtë me skuadrën shqiptare ka firmosur për 3 vite, ndërsa u transferua nga rradhët e Bregallnicës.
Pjesë e skuadrës nga Shtipi, Dodev ishte për tre vite e gjysmë, ndërsa i njëjti shkëlqeu edicionin e fundit, ku në 29 ndeshje arriti të regjistrojë 7 gola dhe 11 asistime.
Ndryshe, Dodev gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me Metalurgun, Sileksin dhe Tikveshin. Gjithsej në Ligën e Parë numëron 127 ndeshje, 16 gola dhe 29 asistime.
Dodev te Vllaznia pritet të mbushë hapësirën e lënë bosh nga Liridon Latifi, i cili pritet të largohet këtë verë pasi nuk ka gjetur një marrëveshje për rinovim me skuadrën shkodrane. (infOSport.mk)