Siti hasi në një Inter të fuqishëm, megjithatë fitoi edhe Ligën e Kampionëve (VIDEO)

Mançester Siti për herë të parë në histori ka fituar Ligën e Kampionëve, pasi sonte në stadiumin “Ataturk” në Stamboll mundi Interin në finalen e madhe me rezultatiun 1:0, njofton “infOSport.mk”.

Rodri realizoi golin e  vetëm për “citizens” në minutën e 68-të, duke i siguruar në këtë mënyrë “tripletën” Sitit, që në këtë mënyrë bëhet vetëm skuadra e dytë angleze që arrinë një gjë të tillë, pas rivalëve lokal të Mançester Junajted.

Skuadra e Interit që sonte kërkonte titullin e katërt europian, luajti shumë mirë, duke mos lejuar Sitin që të aprovoj atë lojën e shpejtë me pasime të njëpasnjëshme, madje në tre raste ishte shumë afër golit.

Goditja e DiMarkos përfundoi në traverzë, ndërsa Lukaku humbi një rast vetëm nga disa metra afërsi. Në kohën shtesë, Ederson shëptoi edhe njëherë tjetër Sitin.

Siti e përfundoi sezonin pa asnjë humbje në Ligën e Kampionëve, derisa Interi pësoi disfatën e tretë sonte, pas atyre dy disfatave në ndeshjet në grupe ndaj Bajernit të Munihut.

Vlen të theksohet se kjo ishte vetëm ndeshja e parë midis Mançester Sitit dhe Interit në përgjithësi.

Ndërkohë Pep Guardiola arriti që të fitoj edhe trofeun e tretë në kuadër të Ligës së Kampionëve, duke u barazuar me Zinedin Zidan, derisa para tyre ndodhet vetëm Karlo Ançeloti, i cili ka fituar 4 trofe. (infOSport.mk)

Leave a Reply