Largohet njeriu më besnik i KF Gostivarit! Më tradhëtuan 3 persona…

Biroll Topçiu, një emër i njohur i futbollit në vendin tonë, i cili më parë kishte mbrojtur edhe ngjyrat e përfaqësueses së Maqedonisë, është larguar nga klubi i zemrës, KF Gostivari. Një lajm i tillë nuk pritej aspak, sidomos pas punës së palodshme të tij, duke pasur parasysh se i njëjti kishte qenë ndër më të merituarit për inkuadrimin e KF Gostivarit në Ligën e Parë.

Ai ka mbetur i zhgënjyer pas këtyre ndodhive, ndërsa përmes një shkrimi që ka publikuar në profilin e tij zyrtarë në “facebook” akuzon tre persona, pjesë e stafit teknik.

“Si i vetmi i Gostivarit dhe Legjenda e Klubit të Qytetit kisha nderin të jam pjesë e  stafit që arritëm të plasohemi në Ligën e Parë  të R. M. V-së. Kisha nderin qe punova me kryesinë, si:EROL, MUSTAFA, AHMED, HAXHI MUHAMED dhe DRAGUTIN-in. Kurse më  meritori që u plasuam në Ligën  e Parë, është Kryetari i nderuar Z. ENES USTA. Por për fat të keq më nuk jam në taborin e klubit në sezonin e ardhshëm, për  shkak të  tre(3) personave që janë në stafin teknik, përse ata e dinë… KF GOSTIVARIT i dëshiroj Suksese  Sezonin e Ardhshëm….” kishte shkruar ndër të tjera Topçiu.

Topçiu tashmë një dekadë ishte pjesë e KF Gostivarit, nga e cila skuadër gjithashtu u larguan një pjesë e madhe e futbollistëve që ishin pjesë e suksesit të madh, inkuadrimit në Ligën e Parë, përfshirë këtu edhe golashënuesin më të mirë, Antonio Kalanoski. (infOSport.mk)

Leave a Reply